
Emisari special i Bashkimit Evropain për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka informuar sot ambasadorët e BE-së në Komitetin Politik dhe të Sigurisë në lidhje me vizitën e tij të fundit në Ballkanin Perëndimor, njofton Insajderi.
Ai me këtë rast ka folur për takimet e tij, përshtypjet dhe rrugën përpara në dialogun Kosovë-Serbi dhe partneritetin BE-Ballkani Perëndimor.
Diplomati sllovak kohë më parë qëndroi për vizitë treditore në Kosovë për të diskutuar lidhur me vazhdimin e procesit të dialogut në Bruksel.
Ndryshe, kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur se Qeveria e tij procesin e dialogut do ta ketë prioritet numër katër./Insajderi.com