Lajçak pas takimit me ambasadorët e BE-së: Blloku pret vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak pas takimit me ambasadorët e BE-së: Blloku pret vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar për takimet e sotme para nisjes nga Prishtina për në Beograd, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak ka njoftuar se para nisjes për në Serbi ka takuar ambasadorët e vendeve të BE-së në Kosovë.

Ai tha se me ambasadorët ka pajtueshmëri se dialogu ka një rëndësi jetike për Kosovën dhe për Serbinë, si dhe aspiratat e tyre në rrugën evropiane.

“Para se të largohesha nga Prishtina sot, unë informova Shtetet Anëtare të BE-së për vizitën time. Ne ramë dakord që Dialogu është i një rëndësie thelbësore për aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe BE pret vazhdimin e tij”, ka shkruar ai. /Insajderi.com