Diplomati europian po qëndron në Kosovë për të parë disponimin rreth rifillimit të dialogut me Serbinë.
I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë pas takimit me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, se cilado marrëveshje që arrihet mes dy vendeve, duhet të jetë e pranueshme për popullin, njofton Insajderi.
“Ditën e dytë në Kosovë e kam filluar me një bisedë të mirë dhe të thellësishme me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
“Theksova nevojën që Kosova të flas me një zë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Çdo marrëveshje duhet të jetë e pranueshme për popullin e vet”, ka shkruar Lajçak.
Sllovaku, dje ka takuar liderët kryesorë institucional, ndërsa gjatë ditës së sotme po takohet me liderët e partive parlamentare.