Lajçak flet pas takimit në Bruksel, tregon se çka u bisedua

Lajçak flet pas takimit në Bruksel, tregon se çka u bisedua

Me ndërmjetësimin e Emisarit Special të Bashikimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga koordinatori shtetëror Skender Hyseni, ka zhvilluar sot, më 10 dhjetor, në Bruksel takimin e radhës me delegacionin serb, njofton Insajderi.

Pas këtij takimi, Lajçak deklaroi se atje është diskutuar mbi pretendimet financiare dhe pronësore.

Tutje ai tha se bisedimet do të vazhdojnë në vitin 2021.

“Mirëprita kryenegociatorët e Beogradit dhe Prishtinës për raundin e 7-të në Bruksel sot. Ne vazhduam diskutimet tona mbi pretendimet financiare dhe pronësore dhe do të rinisim përsëri në 2021”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social Tëitter./Insajderi.com