Lajçak për takimet me Hysenin e Gjuriqin: Diskutimet për të pagjeturit dhe të zhvendosurit ishin produktive

Lajçak për takimet me Hysenin e Gjuriqin: Diskutimet për të pagjeturit dhe të zhvendosurit ishin produktive

I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar rreth takimit të djeshëm në Bruksel, të mbajtur mes dy palëve.

Lajçak përmes një shkrimi në Twitter, për këtë takim, ku ishte ndërmjetësues i BE-së për dy vendet e Ballkanit Perëndimor, ka thënë se temë kryesore e takimit ishin personat e zhdukur dhe të zhvendosur.

Për këtë takim, Lajçak tutje ka thënë se diskutimet e kësaj jave për këtë temë ishin productive dhe konstruktive.

“Diskutimet politike të kësaj jave në nivel të ekspertëve për personat e zhdukur dhe zhvendosur ishin produktive dhe konstruktive. Mezi presim raundin tjetër të bisedimeve të ekspertëve të dialogut Beograd-Prishtinë së shpejti”, ka shkruar ai.

Përfaqësues i Kosovës ka qenë koordinatori për dialogun, Skender Hyseni ndërsa i Serbisë drejtori të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq. /Insajderi.com/