Lajçak përshkruan ditën e dytë të vizitës së tij në Prishtinë

Lajçak përshkruan ditën e dytë të vizitës së tij në Prishtinë

I dërguari special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar për ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë.

Ai bashkë me përfaqësuesin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, do ta mbajnë një konferencë të përbashkët për takimet në Prishtinë.

Filloi ditën 2️⃣ me një mëngjes të dobishëm pune me bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë së bashku me mikun tim të mirë DAS Matt Palmer, i cili po më bashkohet për këtë vizitë. Si gjithmonë, një pasqyrë shumë e mirë për aktivitetet e tyre në terren”, ka shkruar Lajçak.

Çështja e dialogut është tema qendrore e çdo takimi që Lajçak e Palmer kanë me përfaqësues institucionalë e liderë opozitarë.

Kjo vizitë vjen para se të rifillojnë bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel. /Insajderi.com