Lajçak ripërsërit: Dialogu të fillojë pasi të formohet Qeveria e re në Kosovë

Lajçak ripërsërit: Dialogu të fillojë pasi të formohet Qeveria e re në Kosovë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak, deklaroi se dialogu do të rifillojë menjëherë pasi të formohet Qeveria e re në Prishtinë.

Kështu tha Lajçak gjatë programit TVCG, duke shtuar se pandemia nuk e pengon procesin, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

Lajçak edhe të mërkurën për Danas, theksoi gatishmërinë e tij për të udhëtuar në regjion me qëllim rifillimin e dialogut.

Kjo deklaratë e emisarit të BE-së, vjen pasi fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, Albin Kurti, ka deklaruar se për qytetarët dialogu është prioriteti i gjashtë apo i shtatë. /Insajderi.com