Lajçak: Sapo të formohet Qeveria në Kosovë duhet të fillojë dialogu

Lajçak: Sapo të formohet Qeveria në Kosovë duhet të fillojë dialogu

I dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, deklaroi se duhet të rifillojë dialogu menjëherë pasi të formohet Qeveria në Prishtinë.

Për Dannas, Lajçak tha se është gatit a vizitojë regjioni për fillimin e bisedimeve në mes dy vendeve të Ballkanit Perëndimor

“Mesazhi i BE-së është i qartë: Ne jemi gati të vazhdojmë dialogun ku e kemi lënë në dhjetor, sa më shpejt që qeveria e re në Kosovë të formohet. Jam gati po ashtu ta vizitoj regjionin dhe të takohem me negociatorët sa më parë që kushtet e lejojnë këtë”, tha ai.

Për çështjen e dialogut ka pasur dyshime se ekzistojnë divergjenca në mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për procesin e dialogut.

Por, Lajçak tha se ka kontakt të vazhdueshëm me kolegët amerikanë.

“Bashkëpunimi ka sjellur rezultate të mira viteve të fundit. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me kolegët e mi amerikanë, në mënyrë që të përgatisim një strategji të përbashkët dhe aktivitete të koordinuara”. /Insajderi.com