Lajçak shpalos planet e tij për dialogun para ambasadorëve të BE-së

Lajçak shpalos planet e tij për dialogun para ambasadorëve të BE-së

I Dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shpalosur planet e tij para përfaqësueve të shteteve të Evropës, njofton Insajderi.

Këtë e bëri të ditur vetë ai me anë të një shkrimi të postuar në llogarinë e tij në Twitter.

“Sot i informova ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe me delegatët e rajonit perëndimor të Ballkanit për vitin tim të parë dhe punën që kanë bërë. Gjithashtu, i kam shpalosur planet e mia për javët dhe muajt në vazhdim”, ka thënë Lajçak.

“Jam shumë i inkurajuar nga mbështetja e fortë nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së”, ka shkruar tutje ai. /Insajderi.com