Lajçak sot në Kosovë

Lajçak sot në Kosovë

I dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajça, vjen të hënën në Kosovës për një vizitë tre ditore.

Çështja e rifillimit të dialogut do të jetë motivi i kësaj vizite në Prishtinë.

Takimin me të e ka konfirmuar fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurti, gjatë një vizite të dielën në Prizren.

Lajçak ka qenë i kritikuar ditëve të fundit, shkak i një harte mbrapa shpinës së tij – për të cilën u raportua se “Kosova paraqitet si pjesë integrale e Serbisë”.

Këtë veprim e ka konsideruar si ofendim për shtetin e Kosovës, kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, për të cilën ka premtuar se do t’ia thotë Lajçakut gjatë vizitës së tij në vendin tonë. /Insajderi.com