Lajçak: Takohen dy grupet nga Kosova dhe Serbia për çështjen e targave në Bruksel

Lajçak: Takohen dy grupet nga Kosova dhe Serbia për çështjen e targave në Bruksel

Delegacionet e ekspertëve nga Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar takimin e dytë të grupit punues për çështjen e targave të automjeteve në Bruksel, transmeton Insajderi.com.

Kështu ka bërë të ditur Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak theksoi se në këtë takim, i ka inkurajuar dy ekipet që të gjejnë një zgjidhje të përhershme për hir të qytetarëve.

“Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë janë takuar sot për takimin e dytë të Grupit Punues për Targat në Bruksel. Delegacionet u angazhuan në mënyrë konstruktive dhe vazhduan shkëmbimin e mendimeve. I inkurajoj që të gjejnë një zgjidhje të përhershme për hir të qytetarëve të tyre”, shkroi Lajçak.

Ndryshe, dy vendet kanë arritur një marrëveshje, sipas të cilës, çdo veturë që hyn në njërin shtet, duhet t’i mbulojë simbolet shtetërore me stikersa (letër ngjitëse)./Insajderi.com