Lajçak ka shkruar në Twitter se në takim me përfaqësuesit e komunitetit serb ka biseduar për pritjet e tyre nga procesi i dialogut Kosovë-Serbi.
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për negociata ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë ka takuar përfaqësuesit e Listës Serbe, njofton Insajderi.
Lajçak ka shkruar në Twitter se në takim me përfaqësuesit e komunitetit serb ka biseduar për pritjet e tyre nga procesi i dialogut Kosovë-Serbi.
Ndërsa, sipas deklaratës së Listës Serbe, në takim, përfaqësuesit e saj deklaruan se është e nevojshme të zbatohen marrëveshjet e arritura deri më tani në Bruksel, përfshirë formimin e asociacionit të komunave serbe.
Ata shtuan se vazhdimi i dialogut për të gjetur një zgjidhje kompromisi është shumë e nevojshme./Insajderi.com