Lajçak takohet me Hoxhajn

Lajçak takohet me Hoxhajn

I Dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar të martën kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhajn, njofton Insajderi.

Në këtë takim, prezentë ishin edhe sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili, nënkryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi.

Ky takim u zhvillua në kuadër të vizitës treditore që Lajçak po zhvillon në Kosovë.

Lajçak dje takoi kreun e VV-së, Albin Kurtin për të cilin tha se diskutuan në thellësi për dialogun, ndërkaq sot po ashtu ka mbajtur takim edhe me ushtrues detyrën e Presidentes së vendit, Vjosa Osmani, me të cilën gjithashtu çështja e negociatave ishte temë kryesore e diskutimit.

Madje ai tha se pret që një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis këtyre dy vendeve të Ballkanit Perëndimor të arrihet në mandatin e Albin Kurtit e Vjosa Osmanit. /Insajderi.com