I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, njofton Insajderi.
Në njoftimin për takimin me Vuçiqin, paralajmëroi një të tillë edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, gjatë kësaj jave.
“Duke filluar një javë të ngarkuar të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, u takova me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të diskutuar për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe punën që na pret. Më vonë gjatë kësaj jave, unë do të diskutoj të njëjtat çështje me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”, emisari BE-së në Twitter.
Lajçak është kritikuar në Prishtinë për “njëanshmëri” në raport me bisedimet Kosovë-Serbi.
Një harta që kontestonte vijën ndarëse gjeografike mes dy shteteve të Ballkanit Perëndimor, e më pas mos përmendja e emrit ‘Kosovë’ në njoftimin e sllovakut për takimin me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, bën që ai të jetë “cak akuzash”.
Lajçak ka pasur edhe pozitë në diplomacinë sllovake, njëri nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Kosovën. /Insajderi.com
Kicking off a busy Western Balkans’ week in Brussels, I met with @predsednikrs @avucic to discuss the Belgrade-Pristina Dialogue and the work ahead. Later this week, I will discuss the same issues with the Prime Minister of Kosovo Albin Kurti. pic.twitter.com/Oxuu4Zcvdx
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 25, 2021