Lajçak takohet sot me Kurtin dhe Vuçiqin, ndaras

Lajçak takohet sot me Kurtin dhe Vuçiqin, ndaras

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, njoftoi se sot, e mërkurë, do të ketë bisedime të ndara me kryeministrin kosovar, Albin Kurtid he presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bled.

Siç ka bërë të ditur ai, bisedimet do të zhvillohen në mënyrë që të përgatiten për një takim mes kryenegociatorëve.

Lajçak i tha Tanjug-ut se “çdo bisedë është e nevojshme sepse gjëra të reja po ndodhin vazhdimisht në terren”, transmeton Shqip.com

Në Bled të Sllovenisë është duke u mbajtur Forumi Strategjik, ku të pranishëm përveç Kurtit e Vuçiqit janë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev./Insajderi.com