Lajçak takon Kurtin dhe Brnabiq, diskutojnë për hapat e mëtejmë në dialog

Lajçak takon Kurtin dhe Brnabiq, diskutojnë për hapat e mëtejmë në dialog

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar rreth diskutimit për hapat e mëtejmë lidhur me procesin e dialogut, në kuadër të takimit joformal me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që po mbahet në Bruksel, njofton Insajderi.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Lajçak ka thënë se ndihet i lumtur që takoi kryeministrin Kurti në margjinat e takimit joformal të Ballkanit Perëndimor sot.

“Në margjinat e takimit joformal të Ballkanit Perëndimor sot, isha i lumtur që u takova me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për të vazhduar diskutimet tona rreth hapave të mëtejmë në dialog”, ka shkruar ai në Twitter.

Lajçak ka takuar edhe kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq.

Përveç temës së dialogut Kosovë-Serbi, i Dërguari i BE-së për dialogun ka shkruar se me të kanë biseduar edhe për zhvillimet rajonale dhe promovimin e bashkëpunimit rajonal.

Kryeministri Kurti sot ka qëndruar në Bruksel.

Takimin atje e ka cilësuar si darkë tradicionale të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe jo si takim që lidhet me dialogun. /Insajderi.com