Diplomati evropian fillimisht viziton Kosovën. Më pas shkon në Beograd. Mediat në Serbi po shkruajnë se arsye e vizitës së sllovakut është zhbllokimi i procesit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, do ta vizitojë të enjten Beogradin.
Media serbe shkruajnë se arryse e vizitës së diplomatit evropian është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, njofton Insajderi.
Shtypi serb shkruan se Lajçak do të qëndrojë dy ditë në Beograd dhe se atje po shkon “për ta zhbllokuar punën me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.
Para se të udhëtojë për në Beograd, tashmë është bërë e ditur në agjendën e Lajçak se ai do ta vizitojë Prishtinën.
Vizita e Lajçak në Prishtinë do të fillojë nesër, e martë, dhe do të zgjasë deri të mërkurën./Insajderi.com