Lajçak të hënën në Kosovë

Lajçak të hënën në Kosovë

I Dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën gjatë ditës së nesërme – më 1 mars, për të vazhduar vizitën e tij në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur, Lajçak fillimisht do të qëndrojë në Prishtinë për tri ditë duke filluar nga dita e parë e muajit mars.

Pastaj ai do ta vazhdojë vizitën në Serbi nga 3 deri më 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri në 5 mars.

Lajçak planifikon të takohet me udhëheqjen politike të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren. /Insajderi.com