Lajçak uron Kurtin: BE është e gatshme për lehtësimin e dialogut

Lajçak uron Kurtin: BE është e gatshme për lehtësimin e dialogut

I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka uruar Albin Kurtin për pozitën e re të kryeministrit të Kosovës, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Lajçak tha se BE është e gatshme për lehtësimin e dialogut.

“Urime Albin Kurti në zgjedhjen tënde si kryeministër. Të uroj suksese në përmbushjen e pritjeve të mëdha të qytetarëve të Kosovës. BE-ja është gati të lehtësojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar ai.

Kurti sot pranoi zyrtarisht detyrën e kreut të Qeverisë së Kosovës nga Avdullah Hoti, një ditë pasi në Kuvendin e Kosovës u votua Qeveria e re me 67 vota për. /Insajderi.com