Lajçak vazhdon sot vizitën në Kosovë

Lajçak vazhdon sot vizitën në Kosovë

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të vazhdojë edhe sot takimet me krerët e institucioneve të Kosovës dhe me përfaqësues të bizneseve, transmeton Shqip.com.

Takimin e parë Lajçak do ta zhvillojë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, që pritet të fillojë në orën 08:45.

Në orën 16:00, diplomati i Bllokut do të takohet edhe me drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës.

Gjatë pasdites të së mërkurës, Lajçak u takua me kryeministrin Albin Kurti dhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Kurti përmes një komunikate për media ka dhënë pak detaje rreth këtij takimi.

Mbarëvajtja e procesit të dialogut në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm në këtë proces ishin në ndër temat kryesore të takimit.

Kreu I Qeverisë riktheksoi se në dialog Kosova është palë e barabartë, dhe jo temë. U bisedua edhe për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Kurti konfirmoi përkushtimin e Kosovës për agjendën e BE-së, dhe perspektivën evropiane të rajonit. /Insajderi.com