Emisari i BE-së sot viziton Serbinë pas vizitës së tij zyrtare që e kishte në Kosovë.
Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak viziton zyrtarisht pasdite Serbinë për t’u takuar me Presidentin serb, Aleksandar Vucic.
Ai ka arritur në Serbi vetëm një ditë pas zgjedhjeve serbe që tregon nxitimin e Brukselit në nisjen e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, raproton agjencia e lajmeve serbe, Tanjug, transmeton Insajderi.
Javën e kaluar, emisari i Bashkimit Europian për dialogun vizitoi Kosovën ku u takua me figurat kryesore të vendit, ai ka zgjedhur 22 Qershorin që ta vizitojë Serbinë – menjëherë pas zgjedhjeve në Serbi.
Aleksander Vuçiq ka arritur fitore bindëse në Serbi, një fitore e tillë pretendohet që i “jep” kompetencë Vuçiqit për t’u arritur një marrëveshje me Kosovën. /Insajderi/