Lajçak zbret në Kosovë, më në fund

Përfaqësuesi i BE-së ka takim me presidentin e vendit, krye-parlamentaren dhe kryeministrin

Lajçak zbret në Kosovë, më në fund

Miroslav Lajçak më në fund ka mbërritur në Prishtinë, pasi vonesave në udhëtim dhe bllokimit në aeroportin e Cyrihut, njofton Insajderi.

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, është pritur në aeroportin ushtarak të Prishtinës nga shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe komandanti i KFOR-it, Gjenerali Michele Risi.

Lajmi për mbërritjen e Lajçakut është bërë i ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e NATO-s në Prishtinë.

“Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Mirosllav Lajçak u mirëprit me të ardhur në aeroportin Ushtarak të Prishtinës nga Shefa e Zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadorja Nataliya Apostolova dhe nga Komandanti i misionit të NATO-s KFOR-it Gjeneral Major Michele Risi”, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesi i BE-së ka takim me presidentin e vendit, krye-parlamentaren dhe kryeministrin./Insajderi.com