Pretendimet financiare dhe pronën do të jetë diskutimi i sotëm në mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Insajderi.
I dërguari special i Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka publikuar një fotografi pak para nisjes për në takimin e sotëm të planifikuar në mes dy delegacioneve.
“Duke u përgatitur për takimin e sotëm të Dialogut Beograd-Prishtinë me dy krye-negociatorët. Presim të vazhdojmë diskutimet tona mbi pretendimet financiare dhe pronën”, ka shkruar Lajçak.
Ka tre muaj që Kosova e Serbia nuk kanë biseduar nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. /Insajderi.com
Getting ready for today’s meeting of the Belgrade-Pristina Dialogue with the two chief negotiators. Looking forward to continuing our discussions on financial claims and property. pic.twitter.com/xHEu4WVQHd
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) December 10, 2020