I dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçk, ka shkruar në Twitter se ka biseduar me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimin.
Aty nuk përmendet tema e diskutimit, por Bashkimi Evropian ka kërkuar vazhdimisht nga Qeveria Kurti që të ketë prioritet çështjen e dialogut.
“Kam pasur një videokonferencë të parë shumë të dobishme me Besnik Bislimin, Zëvendës Kryeministër për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog sot. Ne ramë dakord të vazhdojmë bisedën tonë së shpejti”, ka pohuar Lajçak.
Miroslav Lajçak, kishte ndërmjetësuar disa takime në mes Kosovës e Serbisë gjatë vitit të kaluar.
Por, aty trajtonin çështje teknike e jo takime të niveleve të larta. /Insajderi.com
Had a very useful first videoconference with Besnik Bislimi, Deputy Prime Minister for European Integration, Development and Dialogue today. We agreed to continue our conversation soon. pic.twitter.com/HX0FAwUC8p
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 15, 2021