
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka ripërsëritur thirrjen ndaj vendeve anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Lajçak këto komente i bëri në Samitin e Selanikut në diskutimin për Ballkanin Perëndimor, që po mbahet nën kujdesin e presidentes greke Katerina Sakellaropoulou.
Ai gjithashtu theksoi nevojën e nisjes së bisedimeve mes BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Për mua pyetja nuk është nëse duhet, por kur dhe si hap të parë do të rekomandoj të nisin bisedimet pa shtyrje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës”, deklaroi Lajçak.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Përsëriti edhe një herë se rruga e vetme e Kosovës dhe Serbisë për integrime evropiane është vetëm përmes dialogut.
Duke numëruar arsyet pse anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të ishte i dobishëm për vetë bashkësinë evropiane, Lajçak iu referua – ndër të tjera – faktit se vendet e rajonit janë fqinj të vendeve anëtare të BE-së./Insajderi.com