Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi ka dhënë një mesazh për Malin e Zi në lidhje me çështjen e demarkacionit.
Në një konferencë të mbajtur sot për media, Lajçi tha se malazezët duhet të qëndrojnë të urtë dhe të qetë.
“Synimet ekspansioniste të Malit të Zi dhe Serbisë mbesin të hapura ndaj territorit të Kosovës. Qeverisë së Malit të Zi i themi dhe duhet përsëritur se synimet e tilla janë të së kaluarës. Ata duhet të rrinë urtë, të qetë dhe të tregohen të mençur”, ka thënë deputeti Lajçi.
Në këtë konferencë ka folur edhe deputetja tjetër e VV-së, Arbërie Nagavci e cilla është shprehur se qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje për demarkacionin është i njëjtë, duke shtuar se kryeministri i Kosovës, demarkacionin është dashur ta dërgoj në prokurori dhe jo në kuvend. /Insajderi.com