Lajiq: Ekonomia serbe humbë më tepër se një milion euro në ditë për shkak të taksave kosovare

Ministri serb i tregtisë Rasim Lajiq ka deklaruar se për 14 muaj sa po zgjasin taksat, nga Serbia në Kosovës janë dërguar 435 milionë mallra më pak në krahasim me periudhën e njëjtë para futjes së taksave.

Lajiq: Ekonomia serbe humbë më tepër se një milion euro në ditë për shkak të taksave kosovare

“Kjo do të thotë se ekonomia jonë po humbë nga një milion e 39 mijë euro për çdo ditë”, ka thënë Lajiq për gazetën serbe “Veçernje Novosti”.

Ai ka thënë se më së shumti ka humbur industria e ushqimit, sepse kompanitë serbe gati plotësisht janë larguar nga Kosova.

Lajiq ka vlerësuar se Wnga Kosova nuk sheh as minimumin e gatishmërisë për çfarëdo lloj të kompromisi gjë që seriozisht e rrezikon procesin e dialogut”.

“Komuniteti ndërkombëtar vepron sikur nuk di se çfarë të bëjë me vetvete, e jo më të merret seriozisht me zgjidhjen e çështjes së marrëdhënieve me Kosovën. Dhe pa Rusinë, Kinën, BE dhe SHBA vështirë që mund të pritet zgjidhje e qëndrueshme për këtë çështje”, ka thënë Lajiq.

Ai ka thënë se konsideron se “është i nevojshëm një lloj i Dejtonit kurdo që vjen në rend dite kjo çështje”./Insajeri.com.