Ministri i tregtisë Rasim Lajiq thotë se vendimi i Qeverisë së Kosovës që taksat të rriten për 100 për qind do të thotë pengim i tregtisë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ministri i tregtisë Rasim Lajiq thotë se vendimi i Qeverisë së Kosovës që taksat të rriten për 100 për qind do të thotë pengim i tregtisë në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Siç ka thënë ai, kjo është “par ekselans” vendim politik, i cili do të ketë pasoja të mëdha politike.
Lajiq ka thënë se ekzistojnë dy arsye për këtë vendim – votimi i djeshëm në Interpol dhe fakti se bashkësia ndërkombëtare nuk ka reaguar me kohë në barrierat e gjertanishme jashtë doganore të vendosura nga ana e Kosovës.
“Pasojat janë me siguri shumë të mëdha, para se gjithash ato ekonomike. Kjo definitivisht do të thotë pezullim i çdo lloji të tregtisë në mes të Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Lajiq.
“Më mirë të kishin thënë se është e ndaluar tregtia me Serbinë, sesa që po përpiqen kështu të bëjnë. Gjërat duhet thirrur me emra të duhura, ky është pengim dhe ndalim i tregtisë në mes të Kosovës dhe Serbisë”, thekson Ljajiq./Insajderi.com.