Nërpritet furnizimi me energji elektrike në zonën turistike të Velipojës

Nërpritet furnizimi me energji elektrike në zonën turistike të Velipojës

Zona turistike e Velipojës ka mbetur pa energji elektrike për shkak të këputjes së një linje të tensionit të lartë. Po ashtu, edhe kushtet atmosferike të orëve të fundit kanë bërë që Velipoja të mbetet pa energji elektrike, raportojnë mediat e Shqipërisë. Kjo pasi një rrufe ka goditur në fshatin Shtiqen, pikërisht në linjën e tensionit të lartë që furnizon Velipojën, duke e këputur atë linjë.

Velipoja është ndër vendet turistike më të vizituara gjatë sezonit veror në Shqipëri.