“Republika e Kosovës bashkendjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm”.
Kështu ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas aksidentit që në Bullgari që mori jetën e 46 shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Kurti ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar Maqedoninë pas kësaj tragjedie.
“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, dhe u bashkohem lutjeve për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti në Facebook.
46 personat e vdekur në aksidentin e autobusit në Bullgari janë shqiptarë të Maqedonisë Veriore, përcjell Shqip.com.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, teksa u shprehi ngushëllime familjarëve të tyre.
“Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është pranë Maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj në këtë moment të vështirë!”, shkroi Xhaçka.
Ndërkaq, kryeministri i Mqedonisë Veriore, Zoran Zaev, tha se ky aksident është një tragjedi teksa nuk tregoi se cilës përkatësi etnike i përkasin viktimat./Insajderi.com