Lajm i mirë: 40 kontaktet e 20 të infektuarve në Prishtinë, dalin negativ me COVID-19

Lajm i mirë: 40 kontaktet e 20 të infektuarve në Prishtinë, dalin negativ me COVID-19

I pari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka treguar se 40 kontaktet e 20 personave pozitiv me Koronavirus kanë dalë negativ, shkruan Gazeta Insajderi.

“Lajm i mirë: Pas intervistimit të 20 të infektuarëve në Prishtinë, sot janë testuar rreth 40 kontakte të tyre. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative. Vazhdoni me qëndru në shtëpi! #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti.

Kujtojmë se pas këtyre 20 rasteve që rezultuan mbrëmë pozitiv, Komuna e Prishtinë është futur në karantinë./ Insajderi.com

Shiko dokumentari: