Se presidenti i klubit basketbollistik Mornar nga Tivari i Malit të Zi, Djordje Paviçeviç, ka dhuruar një shifër prej 2 milionë eurosh për viktimat e tërmetit në Shqipëri, është i rremë.
Pas lajmit të publikuar nga mediat shqiptare, i menjëhershëm ishte reagimi i medieve malazeze, si ajo ‘Espreso’, ku demantuan këtë lajm, shkruan Gazeta Insajderi.
Thuhet se ndihma e popullit të Malit të Zi nuk do të mungojë e as e individëve të tjerë por kërkojnë të mos ketë lajme të tilla./ Insajderi.com