Lajm jo i mirë për të huajt që jetojnë në Zvicër

Lajm jo i mirë për të huajt që jetojnë në Zvicër

Vetëm një e treta e të huajve kanë përfituar shtetësi zvicerane në tre muajt e parë të këtij vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Statistikat zyrtare tregojnë se në mes të muajit janar dhe mars shtetësinë e fituan 9 mijë e 98 persona – apo 3 mijë e 80 persona më pak se tremujorin e parë të vitit 2017.

Nuk është krejtësisht e qartë pse këto shifra kanë shënuar një rënie kaq të madhe, mirëpo autoritet besojnë se është më shumë një “luhatje e përkohshme”, dhe jo një trend i përgjithshëm, shkruajnë mediat zvicerane.

Nga fillimi i vitit 2018 janë paraqitur disa ndryshime për marrjen e shtetësisë së Zvicrës, ndër to figuron edhe kushti për njohjen  e gjuhës standarde.

Marrja e shtetësisë në Zvicër është një proces i cili mund t’i marrë deri në tri vite për të përfunduar.