Lajme të mira nga Peja – 26 mjekë dalin negativ me koronavirus

Lajme të mira nga Peja – 26 mjekë dalin negativ me koronavirus

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se 26 mjekë të personelit të spitalit kanë dal negativ me koronavirus.

Përmes një njoftimi për media thuhet se: “Mbrëmë ka dalë rezultati edhe për 26 të testuarit e fundit nga Personelin i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë që kanë bërë testin lidhur me Infektimin me Koronavirus dhe fatmirësisht të gjithë kanë dalur negativ”, përcjell Gazeta Insajderi.

Tutje në njoftimin e Spitalit të Pejës thuhet se “Ky është lajm i mirë për Personelin tonë, por dhe për pacientët që mund të ndihen të sigurt gjatë marrjes së shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”.

Ndërsa që nga fillimi i Pandemisë e deri më tani janë testuar gjithsejtë 61 pjesëtarë të Personelit tonë dhe rezultatet negative janë inkurajim për punën e Personelit të Spitalit të përgjithshëm në Pejë. /Insajderi.com