Lajmërohet 15 vjeçari i zhdukur në Gjakovë

Lajmërohet 15 vjeçari i zhdukur në Gjakovë

Policia e Kosovës ka treguar se 15 vjeçari Pal Hiseni, i cili nuk dihej se ku ndodhej që nga dita e djeshme rreth orës 12:30 është gjetur në Mitrovicë. Siç kanë treguar në Polici ai ka biseduar në telefon me babanë e tij.

“Kemi një informatë nga prindi se është lajmëruar në telefon. I ka thënë se është diku në Mitrovicë. Tash policia në bashkëpunim me familjen janë duke punuar në gjetjen e lokacionit dhe janë duke punuar që fëmijën ta marrin në duar të sigurta”, ka thënë për Express, Krist Gjokaj, Komandat i Policisë në Gjakovë.

Nik Hiseni, babai i Palit ka rrëfyer sot rreth kontaktit të fundit që djali e kishte pasur me nënën e tij, si kishte ngrënë bukë në një qebaptore e krejt në fund, si e kishte mbushur telefonin në postë për të thirrur një taksi që nuk dihet se ku ka shkuar.