Lajmërohet edhe Kremlini me rastin e aferës së spiunazhit në Serbi

Me rastin e hetimeve mbi xhirimin në të cilin shihet spiuni rus i cili dorëzon para agjentit serb, u lajmërua edhe Kremlini.

Lajmërohet edhe Kremlini me rastin e aferës së spiunazhit në Serbi

“Marrëdhëniet me Serbinë janë të karakterit vëllazëror. Asgjë nuk mund të ndikojë në këtë”, ka pretenduar zëdhënësi i Kremlinit Dimitrij Peskov, transmeton Reuters.

“Ne nuk dimë për çfarë incidenti bëhet fjalë dhe kjo duhet të vërtetohet”, ka thënë Peskov. Kjo është çështje me të cilën merret kryesia”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit.

Të përkujtojmë, në rrjetet sociale u publikua një video-xhirim në të cilin shihet spiuni rus, i cili i dorëzon para një zyrtari të lartë të Serbisë, derisa autencitetin e xhirimit dhe identitetin e spiunit rus e ka konfirmuar Agjencia serbe për Siguri dhe Inteligjencë./Insajderi.com.