Lajmërohet Haki Abazi, poston sondazhin e realizuar në mediumin e miqve të tij

Lajmërohet Haki Abazi, poston sondazhin e realizuar në mediumin e miqve të tij

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka promovuar një sondazh të realizuar nga mediumi Kallxo.com, i afërt me miqtë e tij.

Në këtë sondazh të realizuar nga portali i afërt me Abazin, qytetarët kanë votuar në pyetjen se cili nga tre liderët ndërmjet: Isa Mustafës, Hashim Thaçi ose Albin Kurtit, ka të drejtë lidhur me situatën e fundit politike në vend.

93 për qind të qytetarëve, nga 81 mijë e 600 vota gjithsej, kanë votuar për kryeministrin në detyrë Kurti.