
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur pas zhvillimeve që ndodhën sot në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
I pari i LDK-së tha se nuk kanë pasur informacione se Glauk Konjufca do të propozohej për kryetar të Kuvendit të Kosovës por sipas tij “është e pritshme që partia që del e para në zgjedhje të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit”.
Gjatë bisedës, Mustafa theksoi se Lëvizja Vetëvendosje ka një sjelle ndryshe nga ajo që ka pasur gjatë procesit të negociatave për arritjen e marrëveshjes për koalicion.
“Është hap i njëanshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, për arsye se e kemi një sjellje krejtëisht tjetër kundrejt asaj që e kemi pasur në procesin e negociatave me Lëvizjen Vetëvendosje”, tha Mustafa për RTV 21.
Më tej Mustafa shtoi se “nëse veprohet në mënyrë të njëanshme për LDK-në nuk ka hapësirë të jepen vota blanko për askënd”.