
Daut Haradinaj ka hequr dorë nga mandati i deputetit për t’i dhënë hapësirë Shemsedin Dreshaj.
Por, ky i fundit thotë se nuk është informuar zyrtarisht.
“Zyrtarisht nuk jam i njoftuar as nga organet e partisë ose vet ai, tha për Klan Kosovën.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë tetë deputetë në legjislaturën e ardhshme.
Ky subjekt politik ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë numërimit të votave, pasi Meliza Haradinaj-Stublla u akuzua që burri saj “ka manipuluar me vota”, për t’ia mundësuar të qenarit deputete. /Insajderi.com