Lajmi i fundit: 10 vdekje dhe 224 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajmi i fundit: 10 vdekje dhe 224 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 10 vdekje në Republikën e Kosovës të shkaktuar nga Coronavirusi, njofton Insajderi.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik janë regjistruar po ashtu edhe 224 raste të reja.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 434 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 224 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Insajderi.com