LAJMI I FUNDIT: BQK mbyll dy institucione mikrofinanciare në Kosovë

Banka Qendror e ka Kosovës ka marrë vendim të mbyll dy institucione mikrofinanciare që veprimtarinë e tyre e kanë zhvilluar në Kosovë.

Ato janë Iute Credit dhe Monego, shkruan Gazeta Insajderi.

Lajmi është bërë i dijshëm nga vetë Banka Qendrore në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

“Banka Qendrore Ka vendosur të revokojë regjistrimin dhe të iniciojë procedurat e likuidimit për institucionin mikrofinanciar Iute Credit Kosova dhe për institucionin jobanka Monego”, ka thënë Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti.

“Këto institucione që nga licencimi i tyre në vazhdimësi kanë devijuar nga planet e bisnezit të tyre në bazë të se cilave kishin marrë licencën”.

“I kanë sjellë diçka tjetër, prej asaj që ishte paraparë. Devijimi më i rëndësishëm ka të bëj me normën e interesit që këto institucione kanë aplikuar në kredi – të cilat kanë qëlluar të jenë shumëfish më të larta në krahasim me normën që këto institucione kishin paraparë në planin e tyre të biznesit”./Insajderi.com