Lajmi i Fundit: Dënohet Sami Lushtaku

Lajmi i Fundit: Dënohet Sami Lushtaku

Sami Lushtaku, ish kreytari i Skenderajt, është shpallur fajtor për arratisjen e dytë nga QKUK.

I njëjti është dënuar me 12 mijë euro gjobë.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Artan Qerkini, avokati mbrojtës i tij.

“Sami Lushtaku dhe të akuzuarit e tjerë për arratisje nga QKUK-ja janë shpallur të pafajshëm. Ndërkaq, Sami Lushtaku është shpallur fajtor për arratisjen e dytë, e cila ka ndodh më 21 gusht 2015 dhe 22 shtator 2015, të cilat kanë qenë të ndara”, ka thënë Qerkini për Insajderin.

“Gjykata, këto dy raste i ka konsideruar si vepra penale në vazhdim, dhe për këtë Gjykata i ka shqiptuar Sami Lushtakut dënim me gjobë prej 12 mijë eurove dhe tre gardianëve që kanë qenë në përcjellje të tij u janë shqiptuar nga 1 mijë euro gjobë secilit”.

Sipas aktakuzës  Gardianët Ylber Blakaj, Gëzim Ahmeti dhe Xhevdet Zena akuzoheshin se më 21 gusht 2015, nga ora 10 deri 19, e lejuan  Sami Lushtakun të shëtitet lirshëm pa mbikëqyrje. Në të njëjtën datë, siç shkruhet në aktakuzë, Sami Lushtaku, i dënuar atëkohë me 12 vjet burg, kishte qëndruar në një shtëpi në Lagjen “Dragodan” të Prishtinës.

Largimi i përkohshëm i Lushtakut nga burgu kishte ndodhur edhe më 22 shtator 2015, Prokuroria ka pasur prova se me këtë datë nga ora 12:00 deri në orën 15:00 Lushtaku ishte jashtë duarve të gardianëve. Sipas aktakuzës, Myrvete Hasani (Lushtaku) më 22 shtator 2015 prej orës 12:30 prej Spitalit Rajonal të Prishtinës, e voziti Sami Lushtakun me automobilin “Mercedes Benz” duke e ndihmuar arratisjen e tij.

Lushtaku është arratisur dy herë nga QKUK. Për rastin e parë të arratisjes më 22 maj 2014 është shpallur i pafajshë, ndërsa për arratisjen e dytë është shpallur i fajshëm, shkruan Insajderi.

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akuzohej për disa vepra penale “arratisje e personit të privuar nga liria”, “pengim të dëshmisë apo procedurës zyrtare si dhe frikësim gjatë procedurës zyrtare” si dhe “për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal”.

Gjykimi ndaj tij pati filluar në vitin 2017./Insajderi.com

Lexo edhe:

Dëshmia: Kryeprokurori i EULEX-it e mbrojti Sami Lushtakun pas arratisjes nga paraburgimi