
Është nënshkruar marrëveshja – që nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës po quhet historike – në mes të Kosovës e Serbisë, njofton Insajderi.
“Kosova dhe Serbia janë pajtuar për normalizim ekonomik”, thuhet në njoftimin nga Shtëpia e Bardhë për nënshkrimin e marrëveshjes.
“Një tjetër marrëveshje historike e arritur nga presidenti Trump për ta bërë botën një vend më paqësor dhe prosperues”, thuhet në një cicërimë në Twitter nga Judson Deere, asistent special i presidentit Trump.
Ende nuk dihet shumë se çfarë përmban marrëveshja e nënshkruar në mes të Kosovës e Serbisë.
Ajo çfarë dihet deri më tani nga raportimet e mediave atje është se bëhet fjalë për një marrëveshje që ka të bëjë me investime të mëdha amerikane në Ballkan, veçanërisht në Kosovë e Serbi./Insajderi.com