Ismail Kadare është shëndoshë e mirë dhe po pushon me familjen e tij.
Asgjë çfarë u shkrua në disa portale, se shkrimtari i madh ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore, nuk është e vërtetë. Pak ditë më parë, shkrimtari ka qenë edhe në Tiranë, ku është parë të konsumojë kafe në një nga lokalet e zonës së ish-bllokut, me mikun e tij, botuesin Bujar Hudhri.
Express kontaktoi me zotin Hudhri i cili mohoi që Kadare të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. E gjtiha nsii nga një status në rrjetin social Facebook, në profilin e shkrimtarit Arti Lushi, i cili ngrinte një shqetësim për shëndetin e shkrimtarit. Më tej gjithçka u përhap me shpejtësi në portale.
Këto shkrime i ka sqaruar edhe gazetarja e kulturës Beti Njuma, e cila thotë se “fake news” i përhapur në media, ka lënë me gojë hapur edhe vetë Kadarenë.
“Një njeri i papërgjegjshëm ka përhapur këto orë lajmin se Ismail Kadare është shtruar në një spital të Parisit në gjendje të rëndë shëndetësore. Botuesi i tij Bujar Hudhri e hedh poshtë këtë fake news duke konfirmuar se shkrimtari ynë i madh është si kokrra mollës. Jetë të gjatë Ismail Kadaresë dhe një porosi për kolegët që nxituan të botojnë ‘lajmin’: Verifikoni pastaj publikoni. Ja, edhe vetë Ismaili hapi sytë nga lajmi”- shkruan Njuma.