Lajmi i fundit për shqiptaren që humbi në Britani së bashku me vajzën e saj 2-vjeçaren

Lajmi i fundit për shqiptaren që humbi në Britani së bashku me vajzën e saj 2-vjeçaren

Shqiptarja Sebjana Myzeqari 24 vjeç vajza e saj e vogël Enisa 2 vjeç, janë gjetur shëndoshë e mirë në Britani të Madhe.

Ato ishin raportuar të zhdukura, pasi për herë të fundit u panë më datë 2 Prill në Doncaster, South Yorkshire.

Policia britanike kishte nisur kërkimet për gjetjen e shqiptares dhe vajzës së saj të mitur dhe ishin shprehur të shqetësuar për sigurinë e tyre.

Por, për fat të mirë, siç raporton BBC nënë e bijë janë gjetur mbrëmjen e së enjtes dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Nuk ka informacione të tjera rreth vendndodhjes ku u gjetën dhe përse kishin humbur gjurmët.