Lajmi për vdekjen e Vuçiqit – arrestohet 67-vjeçari

Lajmi për vdekjen e Vuçiqit – arrestohet 67-vjeçari

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka lëshuar një njoftim duke bërë të ditur se departamenti për krime të teknologjisë ka arrestuar 67 vjeçarin me inicialet R.M., për arsye se kishte postuar një lajm të “rremë” në Facebook se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka vdekur.

I dyshuari është arrestuar me akuzën për krimin e rrezikimit të sigurisë, si dhe një pistoletë është gjendur në apartamentin e tij e cila është konfiskuar me urdhër të prokurorisë.

I dyshuari është dërguar në paraburgim 48 orë, pas të cilave do të shfaqet para gjykatësit kompetent me një raport kriminal.

Më herët një burrë 49 vjeçar nga Sabaci i Serbisë, është arrestuar pasi që kishte kërcënuar fëmijët e Vuçiqit nëpërmjet llogarisë së tij në Tëitter.

Edhe atij i është dhënë masa e paraburgimit 48 orë.