Lama: Kosova duhet të dal me qëndrim në përkrahje të Izraelit e kundër Hamasit e Hezbollahut

Lama: Kosova duhet të dal me qëndrim në përkrahje të Izraelit e kundër Hamasit e Hezbollahut

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Alma Lama, ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që të dal me një qëndrim kundër Hamasit dhe Hezbollahut, duke iu referuar konfliktit në mes Izraelit dhe Palestinës.

Sipas saj pos ruajtjes së aleancës mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin është edhe “qëndrim i drejtë”, raporton Insajderi.

“Çdo shtet ka të drejtë të mbrojë vetën nëse sulmohet, ndërsa xhamitë nuk duhet të përdoren si çerdhe terroristesh për të realizuar qëllime politike”, tha Lama në Facebook.

Të premten në Prishtinë u organizua një marsh për t’u solidarizuar me Palestinën.

Ky marsh u kritikua në opinionin publik për “rrezik të prishjes së raporteve të Kosovës më Izraelin”. /Insajderi.com