Lama: Nëse nuk do ta kishim votuar Specialen, do ta themelonte OKB-ja me prokurorë e gjyqtarë rusë e kinezë

Lama: Nëse nuk do ta kishim votuar Specialen, do ta themelonte OKB-ja me prokurorë e gjyqtarë rusë e kinezë

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, deklaroi të shtunën se debati i zhvilluar të enjten në Kuvendin e Kosovës lidhur me votimin e Gjykatës Speciale është manipulativ, njofton Insajderi.

Ajo tha se nëse Kosova nuk do ta kishte votuar, atëherë Organizata e Kombeve të Bashkuara do ta kishte themeluar Gjykatën me prokurorë e gjyqtarë rusë e kinezë, “kushedi në cilin shtet”.

Sipas saj, me këtë temë po bëhet politikë dhe “nuk është e ndershme”.

“Debati mbi Gjykatën Speciale është manipulativ. Kjo gjykatë ka ardhur si pasojë e dështimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë, qoftë në kohen e UNMK-ut, qoftë EULEX-it dhe gjykatave të Kosovës për t’u marrë me krimet e luftës dhe pasluftës.  Kurrsesi nuk mund të krahasohen krimet e kryera nga Serbia në Kosovë me krime të tjera për të cilat janë ngritur aktakuzat nga Specialja, por kjo nuk do të thotë se krimet e tjera nuk duhen adresuar”, ka shkruar Lama në profilin e saj në Facebook./Insajderi.com

Debati mbi Gjykaten Speciale eshte manipulativ. Kjo gjykate ka ardhur si pasoje e deshtimit te sistemit te drejtesise ne…

Posted by Alma Lama on Saturday, May 8, 2021