
Këshilltarja e lartë ligjore nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, Lana Owens, ka vizituar dhomën operative të Prokurorit të Shtetit, dhomë e cila shërben për mbrojtjen e votës gjatë ditës së votimit, njofton Insajderi.
Në këtë vizitë, Owens u njoftua nga Laura Pula e cila mban postin e Koordinatores Nacionale, me angazhimin që po bëhet në dhomën operative për mbrojtjen e votës, e cila monitoron votimet në teren.
Ndërkaq, Owens ka vlerësuar punën që po bën Prokurori i Shtetit për ta siguruar integritetin e procesit zgjedhor. Natyrisht, ajo tha se e gjitha varet edhe nga qytetarët e Kosovës, jo vetëm duke votuar por edhe duke raportuar në Policinë e Kosovës dhe Prokurori çfarëdo mashtrimi apo keqpërdorimi të mundshëm të votës.
Lana Owens, nga dhoma operative e Prokurorit të Shtetit, bëri thirrje që çdo gjë të gabuar që shihni ta raportoni në organet kompetente. /Insajderi.com