Serbët e veriut të Mitrovicës, kanë nisur sonte largimin e barrikadës së vetme të mbetur në pjesën problematike të qytetit, asaj midis lagjes së Boshnjakëve dhe Shkollës se Mesme Teknike.

Lajmin e konfirmoi Lumni Xhaka, asamblist shqiptar i Kuvendit të Mitovicës Veriore, njofton Klan Kosova.
E zëvendësdrejtori i policisë, për veriun e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë se largimi i barrikadave është pjesë e marrëveshjes së Brukselit.
Barrikada që po largohet sonte ishte pjesë e pengesave të shumta që u vendosën gjithandej veriut të banuar nga serbët, si reagim ndaj operacionit të 25 korrikut të vitit 2011 për marrjen e kontrollit mbi pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak. /Insajderi.com